Kombëtarja ka barazuar 2-2 me Kroacinë në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të EURO2024.

Shqipëria kaloi në avantazh përballë Kroacisë 1-0 me gol të Qazim Laçit në minutën e 11-të.

Laçi goditi me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkoi kroatët duke ngritur në këmbë tifozerinë kuqezi.

Kombëtarja kuqezi pati edhe raste të tjera për të shënuar golin e dytë.

Në minutën 15′ Bajrami hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij devijohet nga Livakovic.

Në minutën 31′ Asllani merr një top në zonë nga Asani dhe i vetëm me portierin ndalet nga Livakovic.

Në pjesën e dytë Kroacia barazoi fillimisht me Kramariç në minutën e 74-t.

Më pas në minutën e 76-të ishte një autogol i Gjasulës që kaloi në avantazh kroatët.

Në minutën e 95-të pas disa rastesh për shënim Kombëtarja barazoi me anë të Klaus Gjasulës.

Kuqezinjtë e Sylvinhos zbritën në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë.

Tekniku brazilian bëri zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami kaloi në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.

FORMACIONET ZYRTARE:

KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Trajner: Zlatko Dalic

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Sylvinho

/ata