Një zjarr shkaktoi një seri shpërthimesh në një depo municionesh ushtarake në kryeqytetin e Çadit Nxhamena të martën vonë.
Shpërthimet u dëgjuan pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Nxhamenas, thanë dëshmitarët okularë për AA.
Ministri i Jashtëm i Çadit, Abderaman Koulamallah njoftoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se një zjarr shpërtheu në zonën Goudji të kryeqytetit.
Duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, ai nuk dha informacione të mëtejshme.
"Ka pasur viktima dhe dëme materiale për shkak të zjarrit në depon e municioneve në kampin e rezervave strategjike", tha presidenti Mahamat Idriss Deby Itno në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, pa dhënë detaje.
Itno shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Ai tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e ngjarjes./aa