Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu me një postim kritkoi komandantin e Forcave Ajrore izraelite, Tomer Bar, të cilin e pyeti për vendndodhjen e tij gjatë sulmit të Hamasit në tokat e pushtuara nga Izraeli në kufirin e Rripit të Gazës më 7 tetor 2023.

Yair Netanyahu në llogarinë e tij në X bëri një postim që synonte Barin, pas vendimit të komandantit të Forcave Ajrore Bar për të emëruar gjeneralin Ziv Levy, si instruktor për pilotët e Forcave Ajrore izraelite i cili më parë kishte refuzuar shërbimin ushtarak.

Djali i kryeministrit izraelit në postimin e tij tha: "Ku ishte komandanti i Forcave Ajrore, Tomer Bar dhe çfarë po bënte më 7 tetor? Tani, ai vendosi të emërojë Levyn si instruktor për pilotët e Forcave Ajrore".

Kryeministri izraelit Netanyahu nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me postimin e djalit të tij. Yair Netanyahu, i cili jeton në Miami të SHBA-së, vazhdon të krijojë polemika në Izrael me postimet në rrjetet sociale.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi ushtrinë izraelite dhe Agjencinë e Sigurisë së Brendshme Shin-Bet për "dobësi të sigurisë dhe inteligjencës" në lidhje me sulmet e 7 tetorit. Pretendohet se shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi dhe zyrtarë të lartë ushtarakë nuk ishin në dijeni të "paralajmërimit të hershëm" të marrë në lidhje me sulmet.

Në mediat e vendit u tha se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Halevi dhe zyrtarët e Komandës Jugore morën dijeni për inteligjencën në fjalë disa ditë më vonë dhe u habitën. Në Izrael, ata që më parë kundërshtuan "qeverinë më të djathtë" në historinë e vendit po shtojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e Netanyahut dhe për zgjedhje të parakohshme.

Netanyahu shmangu marrjen e përgjegjësisë për sulmin e kryer nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam më 7 tetor 2023 dhe hodhi poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme./aa