Policia në pikën kufitare të Grabomit, ka sekuestruar 19 900 dollarë të cilat i posedonte një person që po dilte nga Republika e Shqipërisë.

 

Uniformat blu kanë bërë sekuestrimin e shumës së parave që u gjet brenda automjetit të shtetasit me inicialet A.T., nga Plava, Mali Zi.

 

Ky i fundit u procedua penalisht për mosdeklarimin e parave në kufi.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore”-njofton policia.