Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së (FTC) njoftoi rregullin përfundimtar për të luftuar dëshmitë e rreme, duke ndaluar shitjen ose blerjen e tyre.

Sipas rregullit, do t’u jepen më shumë ingerenca agjencive të zbatimit të ligjit, do të mundësohen dënime civile kundër shkelësve dhe do të pengohen rishikimet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI).

"Komentet e rreme jo vetëm që humbasin kohën dhe paratë e njerëzve, por gjithashtu dëmtojnë tregun dhe largojnë konkurrentët e ndershëm", tha në një deklaratë kryetarja e FTC-së, Lina M. Khan.

"Duke forcuar paketën e mjeteve të FTC-së për të luftuar reklamat mashtruese, rregulli përfundimtar do t'i mbrojë amerikanët nga mashtrimi, do të vë në dijeni bizneset që shërbehen me mënyra të paligjshme me sistemin dhe do të promovojë tregje që janë të drejta, të ndershme dhe konkurruese", shtoi ajo.

Rregulli përfundimtar ndalon rishikimet e rreme ose të konsumatorëve, dëshmitë e konsumatorëve dhe dëshmitë e personave të famshëmëm, blerjen e komenteve pozitive ose negative, rishikimet e brendshme dhe dëshmitë e konsumatorëve, uebfaqet e rishikimeve të kontrolluara nga kompania dhe keqpërdorimin e profileve të rremë të mediave sociale.

Për më tepër, rregulli do të ndalojë një biznes të përdorë kërcënime ligjore të pabaza, kërcënime fizike, frikësim ose akuza të rreme publike për të parandaluar ose hequr një rishikim negativ të konsumatorit./aa