Për herë të parë, ushtria izraelite kreu një sulm ajror në një zonë afër qytetit bregdetar Sur (Tyros) në jug të Libanit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, avionët luftarakë të ushtrisë izraelite sulmuan dy herë radhazi fshatin Shabriha në rrugën veriore të hyrjes së qytetit Sur.

Në pamjet e publikuara nga mediat libaneze, shihet se sulmi ajror kishte në shënjestër një distancë shumë të afërt me qytetin e Surit dhe mbi fshat ngrihej tymi, afërsisht 3 kilometra nga hyrja veriore e qytetit./aa