Gjermania bëhet kombëtarja e parë që siguron kalimin e grupit në Europian. “Pancerat” triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Hungarisë, për të shkuar në kuotën e 6 pikëve, pas dy ndeshjeve të para.

Më këtë sukses, kombëtarja e Nagelsmann, siguron kalimin e Grupit A, ndonëse kanë edhe një ndeshje tjetër për të luajtur, atë ndaj Zvicrës.

Sa i përket ndeshjes me Hungarinë, Musiala zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, pas një asisti të marrë nga Gundogan. Ky i fundit, ishte vendimtar edhe në minutën e 67-të, kur shënoi edhe të dytin e takimit, për të vulosur gjithçka.

GJERMANI–HUNGARI 2-0

Musiala 22′, Gundogan 67′

Ndeshja minutë pas minute:

93′- Mbyllet ndeshja!

Akodrohen 3 minuta shtesë.

89’- Mundësi e artë shënimi për Hungarinë. Neuer i shpëton topi nga duart. Kimmich i vëmendshëm aty, duke larguar topin mbi vijën fatale.

88’- Pranë golit Sane. Sulmuesi futet kundër në një kundër një, provon me të majtën, por gjen një devijim në zonë dhe topi shkon në goditje këndi.

87’- Fullkrug tenton me një gjuajtje me kokë, por topi shkon jashtë.

84’- Largohet autori i golit të dytë. Gundogan i lë vendin në fushë Undav-it.

83’- Emre Can, shpëton një rast të rrezikshëm për Gjermaninë. Mesfushori largon me kokë, një top që po shkonte drejt Adam.

74’- Gulasci i mohon golin e tretë sulmuesit Leroi Sane. Pritje spektakolare e portierit hungarez.

72’- Dy lëvizje te Gjermania, Can dhe Fuhrich marrin vendin e Andrich dhe Musiala.

67’- Gooool Gjermania 2-0! Gundogan nuk fal në zonë. Mesfushori, pas një pasimi të marrë nga Mittelstadt, gjuan me të majtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

60’- Pranë golit të barazimit Hungaria. Varga sheh gjuajtjen e tij me kokë, të shkojë ngjitur me traun e portës.

58’- Zëvendësim i dyfishtë te Gjermania. Havertz dhe Wirtz, largohen për t’i lënë vendin Sane dhe Fullkrug.

48’- Hungaria e nisi menjëherë në sulm, në kërkim të golit të barazimit.

45′- Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+2’ Barazon Hungaria, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Sallai ishte më i avancuar nga pjesa tjetër.

Akordohen 2 minuta shtesë!

44’- Krijohet iluzion goli te Gjermania. Musiala gjuan bukur me të djathtën, topi prek rrjetën e jashtme.

41’- Varga bën me zemër hungarezët. Në tentativë për të larguar topin, sulmuesi për pak sa nuk shkakton autogol.

38’- Bolla ndal një krosim të Kimmich, por për pak rrezikon të shkaktojë autogol.

36’- Goditje këndi për Gjermaninë. Kerkez fiton duelin në ajër me Kimmich dhe largon me kokë rrezikun.

28’- Tjetër mundësi e mirë për Hungarinë. Tah ndal gjuajtjen e Szoboszlai, që duhej gol thuajse i sigurt.

27’- Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë. U fut pas lejen e gjyqtarit në fushë.

26’– Mundësia më e mirë për shënim te Hungaria. Neuer, i mohon supergolin Szobozslait nga goditja e dënimit. Hungarezët nuk përfitojnë nga topi i mbetur në zonë, për barazuar shifrat.

22’- Gooool Gjermania 1-0! Zhbllokohet sfida. Gundogan, ndjek një aksion në zonë dhe rrëmben topin. Mesfushori pason për Musiala, i cili pak metra larg portës, nuk gabon, duke e dërguar në rrjetë.

19’– Havertz nuk mbyll si duhet një kombinim në zonë me Gundogan. Topi shkon në rivënie fundore.

15’– Szalai gjuan nga jashtë zone. Vendimtar Rudiger, që ndal një top në drejtim të portës.

13’- Andrich, sheh një gjuajtje të tij që po i drejtohej portës, të ndalet me kokë, për tu dërguar në goditje këndi.

11’- Gulacsi, bën heroin duke i mohuar golin Gjermanisë. Portieri, ndal një gjuajtje të Havertz, me sulmuesin që rrëmbeu një top në zonë, por nuk shënon dot.

9’– Kroos hedh një top të rrezikshëm në zonë nga e djathta. Gundogan e ka të pamundur për të arritur.

3’- Havertz provon me jë gjuajtje të fortë nga jashtë, por Gulacsi ndal pa shumë probleme.

2’-  Schafer shfaqet rrezikshëm në zonë, por nuk shënon dot. Pret portieri Neuer.

Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer; Mittelstadt, Tah, Rudiger, Kimmich; Kross, Andrich; Wirtz, Gundogan, Musiala; Havertz.

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulacsi; Fiola, Orban, Dardai; Bolla, Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga./ tvklan.al