Më shumë se 9,3 milionë shikues ndoqën dje ndeshjen Francë-Poloni (1-1) të Euro2024 në TF1, dhe 5,2 milionë ndoqën debatin legjislativ në mbrëmje në të njëjtin kanal, sipas shifrave nga Médiamétrie.
Ndeshjet e mëparshme të Bluve në Euro2024, kundër Austrisë më 17 qershor (1-0), më pas Holandës më 21 (0-0), kishin arritur audiencë më të madhe (përkatësisht 11,2 dhe 10,2 milionë shikues), por ato ishin planifikuar të zhvilloheshin në orën 21:00, çka është më e favorshme.
Francë-Poloni arriti një pjesë të audiencës prej 53,8%.
I organizuar pesë ditë përpara raundit të parë të dielën, debati mbi zgjedhjet legjislative u zhvillua mes ish-kryeministrit Gabriel Attal, presidentit të RN, Jordan Bardella dhe koordinatorit e lëvizjes ”La France insoumise”, Manuel Bompard.
Ai tërhoqi 5,5 milionë shikues nga ora 20:40 deri në 21:40 (27,6% pjesë e audiencës), më pas 4,8 milionë nga ora 21:30 (25,1% pjesë e audiencës).
Një debat i dytë do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, këtë herë në ”France 2”, mes Gabriel Attal, Jordan Bardella dhe sekretarit të parë të PS, Olivier Faure./ata