Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci, ku në minutat e fundit kombëtarja arrin të shënojë barazimin nga Gjasula.

Reagimi i tij ka ardhur përmes një postimi në Facebook, duke cilësuar se atmosfera e krijuar nga kuqezinjtë është e papërsëritshme dhe se ëndrra vazhdon.

Reagimi i plotë

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!

/GazetaShqiptare