Vëllimi i tregut sekondar të titujve të qeverisë për vitin 2022 u dominua në masën 50.52% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 49.48% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).

 

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), 80.01% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të qeverisë i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

 

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të qeverisë, për vitin 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “blerje në tregun primar” dhe “shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 67.77% dhe 18.96%, kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

 

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të qeverisë, për vitin 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.06% të të gjitha transaksioneve në këtë treg./ATSH