Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen publikuan pamjet e sulmit ndaj anijes së quajtur "Tutor", të cilën e fundosën teksa kalonte përmes Detit të Kuq për në Izrael.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në llogarinë e tij në rrjetet sociale publikoi pamje të anijes që ata shënjestruan më 13 qershor, me arsyetimin se ajo shkeli vendimin për "ndalimin e hyrjes në portet izraelite".

Ai tha se "është kryer një sulm me dy mjete detare të armatosura pa pilot" ndaj anijes me flamur liberian që i përket një kompanie greke.

"Do të vijë një më i madh, ne kemi më shumë", tha Saree.

Në imazhe shihet shkalla e dëmtimit të pësuar në kuvertën kryesore dhe pjesën e mesme të anijes së quajtur "Tutor".

Mësohet se anija u fundos më 18 qershor për shkak të dëmtimit./aa