Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në Vietnam pas vizitës që zhvilloi në Korenë e Veriut.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini thuhet se Putin mbërriti në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

"Putin do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong. Lideri rus do të takohet edhe me studentë nga Rusia", thuhet në deklaratë.

Para vizitës së tij, Putin ka shkruar një artikull për gazetën e Partisë Komuniste të Vietnamit "Nhan Dan" në të cilin ka bërë të ditur se me Vietnamin i cili paraqet një qasje të balancuar në çështjen e Ukrainës, kanë siguruar përparime të rëndësishme në energji, tregti dhe çështjen e pagesave.

Rusia, ndaj të cilës vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të shumta, që nga viti 2022 është përpjekjekur të zhvillojë intensivisht marrëdhëniet e saj me vendet aziatike.

Gjatë vizitës që Putini zhvilloi dje në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, ka tërhequr vëmendjen nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Koresë së Veriut./aa