Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Sesionin e 11-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me temë “Forcimi i bashkëpunimit rajonal”

Maqedonia e Veriut, si mbajtëse e presidencës së Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP SEECP) organizoi në Shkup, Sesionin e 11të Plenar, me temën “Forcimi i bashkëpunimit rajonal duke promovuar zhvillimin ekonomik – Strategjia EJL 2030” më 18 – 20 qershor.

Në këtë sesion plenar morën pjesë deputetë dhe koordinatorë kombëtarë nga 11 delegacione të vendeve anëtare të SEECP PA.

Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga Eduard Shalsi dhe Gerta Duraku.

Në punimet e sesionit, u diskutuan raportet e tre Komiteteve të Përhershme. Komiteti i Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjisë; Komiteti i Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Bashkëpunimit për Sigurinë; Komiteti i Zhvillimit Social, Edukimit, Kërkimit dhe Shkencës.

Gjatë punimeve të Sesionit, delegacionet diskutuan mbi tematiken, ku

Kryetari i delegacionit shqiptar, Eduard Shalsi u ndal në fjalën e tij tek integrimi evropian, bashkëpunimi në sigurinë dhe shëndetësinë, rritja ekonomike, turizmi dhe kultura. Në përfundim Shalsi ftoi pjesëmarrësit në Tiranë, në kuadër të marrjes së Presidencës nga Shqipëria për vitin 2024–2025./ata