Disa vende në Shqipëri kanë mbetur pa energji elektrike.

Pazari i ri, Lapraka, rruga e Elbasanit, Fresku, Komuna e Parisit, rruga e Kavajës, Vasil Shanto, Ali Demi, janë disa nga rrugët e qytetit ku është shkëputur energjia elektrike.

Kjo solli që disa seanca gjyqësore të ndërpriten dhe gjithashtu në rrugë shkaktoi një kaos pasi semaforët gjithashtu dolën jashtë funksionit.

Qytete të tjera që ngelën pa energji elektrike përveç Tiranës ishin: Korça, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Durrësi, Lezhë dhe Kukësi./Tema