Italia humbet ndaj Spanjës, me Calafiori-n që u dhuroi fitoren dhe kualifikimin iberikëve.

Skuadra e Luis De La Fuente-s triumfoi 1-0 në Gelsenkirchen ndaj kampionëve të Europës në sfidën e dytë të Grupit B.

Një ndeshje e dominuar nga spanjollët, të cilët diktuan ritmin dhe kërcënuan vazhdimisht portën e Donnarumma-s, teksa në krahun tjetër, Unai Simon ishte me statusin e një tifozi pa biletë.

Sfida nisi me intensitetin e lartë nga Spanja dhe me Italinë që mendoj vetëm për mbrojtjen. Iberikët kërcënuan vetëm pas dy minutash lojë me Pedrin, por Donnarumma reagoi mjaft mirë.

5 Rare Pearl Harbor Artifacts and the Stories They Tell
Even though we're still searching for these lost Pearl Harbor artifacts, it's interesting to think about what has turned up in the seventy-five years since the assault.

Pas tetë minutash, Morata i shkoi pranë golit sërish, por Donnarumma ishte përsëri i gatshëm, ashtu si në minutën e 25-të ku portieri i PSG-së fluturoi për të mbajtur portën e paprekur në goditjen e Fabian Ruiz.

Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin e duhur nga Spanja dhe si të mos mjaftonte dominimi i skuadrës së De La Fuente-s, Calafiori gaboi duke shënuar në portën e tij, një autogol që i dhuroi avantazhin Spanjës në minutën e 55-të.

Moment që ndryshoi disi ritmin e ndeshjes, me Spalleti-n që freskoi skuadrën, por sërish gjetja e portës së Unai Simon rezultoi mision i pamundur.

Në minutat e fundit Italia provoi me të gjitha forcat, por nuk ia doli, teksa edhe tensioni nuk mungoi, ndërsa Donnarumma ishte i pakalueshëm në dy goditjet e Ayoze Perez.

Me këtë sukses, Spanja kualifikohet pasi tani numëron gjashtë pikë, e në krahun tjetër Italia mbetet në kuotën e tri pikëve dhe vendi i dytë është totalisht i hapur, me Spanjën që në ndeshjen e fundit do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Italia do të masë forcat me Kroacinë./Tema