Në këtë fund sezoni, jo të gjithë legjionarët po kalojnë një moment të mirë, mbi të gjithë baza më e rëndësishme e Kombëtares, lojtarët që aktivizohen në Serie A. Sassuolo e Kumbullës dhe Nedim Bajramit, pësoi një humbje të rëndë 0-2 brenda në shtëpinë përballë Cagliari-t, një disfatë që i zbret zyrtarisht në Serie B sezonin e ri.

Nedim Bajrami, një nga lojtarët më të rëndësishëm për skemat e Sylvinho-s, nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë për sezonin e ri, me shumë mundësia, emrin e Bajramit do të jetë fiks në tregun e transferimeve në verë, por kjo varët shumë edhe nga paraqitjet e tij në “Euro2024”.

Një pasdite të errët përjetoi Marash Kumbulla. Më në fund qendërmbrojtësi kuqezi filloi të fitonte minuta, por dy daljet e tij të fundit ishin shumë negative. Pas autogolit të shënuar kundër Geona-s një javë më parë, Kumbulla u bë sërish protagonist për keq, këtë edhe ndaj Cagliari-t, ku në shtesë shkarkoi një penallti të pabesueshme. Për një moment, Kumbulla humbi kontrollin e topit duke shkaktuar më pas një penallti, e konvertuar në gol.

Kumbulla

Futbollisti shqiptar u kryqëzua nga mediat italiane, i vlerësuar me notën 4,5. Nga minuta e 66-të, këtë fundjave u aktivizua Hysaj për Lazio-n, ndërsa titullar për Empolin zbriti Adrian Ismajli./BalkanWeb