Një video rrëqethëse e publikuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një veturë përplaset direkt me rrethojën mbrojtëse dhe si pasojë humb jetën shoferi.

 

Bëhet fjalë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Purranque të Kilit, ku nga përplasja e fuqishme vetura u shkatërruar plotësisht dhe më pas u përfshi nga zjarri.

Në anën tjetër, autoritetet kiliane kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi te ky aksident i frikshëm, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe përplaset direkt në rrethojën e metaltë, dhe më pas “fluturon” për disa metra në ajër dhe bie plotësisht e shkatërruar.

Madje nga goditja e fuqishme vetura shkatërrohet dhe më pas përfshihet nga zjarri. E identiteti i shoferit që ishte brenda veturës, akoma nuk është zbuluar.