Mediat e huaja kanë publikuar një video me pamje të rënda, ku një burrë shihet teksa godet me grusht dhe në fytyrë dhe më pas kafshon djalin e tij që është vetëm 5 muajsh.

 

Gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja nëna e foshnjës mësohet se ishte në tualet dhe kur është kthyer e ka gjetur fëmijën me shenja në fytyrë.

 

Ngjarja u filmua nga kamerat e brendshme të shtëpisë dhe u raportua nga një grua nga Pianura, periferia perëndimore e Napolit, e cila bëri denoncimin në polici, duke shpjeguar ndër të tjera se burri ishte në dijeni të pranisë së vëzhgimit me video.