Në tetor të këtij viti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbushnin 26 vjet nga dita kur i thanë “PO” njëri –tjetrit.

Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre.

Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.

Atëherë Meta ishte zv.kryeministër në qeverinë socialiste të Pandeli Majko, ndërsa Monika Kryemadhi mbante detyrën e kryetares së FRESSH-it.

E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër, përpos ambasadorit zviceran në Tiranë ishte Erion Braçe.

Pjesëmarrës i vetëm në ceremoni ishte edhe ish-këshilltari i Ilir Metës dhe më pas ministri i Ekonomisë, Mustafa Muçi./Tema