Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit është drejt përfundimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, ndërsa janë drejt përfundimit punimet e sinjalistikës dhe sigurisë.

“Vijon puna pa ndërprerje në aksin Palasë-Dhërmi, ku punimet janë drejtë përfundimit. Kanë përfunduar punimet e shtresave asfaltike të aksit kryesor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km. Jane drejtë përfundimit punimet e sinjalistikës vertikale, horizontale si dhe të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH.

Akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi verën e shkuar u hapën përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin, për shkak të flukseve të larta të lëvizjes së automjeteve./ata