Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec, ka agravuar deri në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë.
Dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.
Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.