Arbitrat suedezë do të gjykojnë ndeshjen Shqipëri – Spanjë që do të luhet më 24 qershor.

Ndërkohë arbitri kryesor është Glen Nyberg

Arbitrat e tjerë janë Mahbod Beigi, Andreas Soderqvist, Mykola Balakin, Christian Dingert.

Të hënë në 21:00 në stadiumin e Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, ndeshja e fundit e Grupit B për Euro 2024.

Ndërkohë Kombëtarja do të zhvillojë sot një seancë stërvitore në Kaiserau, që nis në ora 11:00 dhe 15 minutat e para do të jenë të hapura për median.

Në orën 14:00 do të zhvillohet dhe konferenca për median me një nga futbollistët kuqezi po në Kaiserau.

/Shqiptarja