Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja promovoi sot aktivitetin e fundit që tërhoqi të apasionuarit pas fotografisë, si pjesë e konkursit “Snap the Site”. Këtë fundjavë, ata u ndalën në Kullën Veneciane në Durrës dhe Kishën e Shën Ndoit në Kepin e Rodonit për të shkrepur fotot e tyre më të mira.
Fotografi i njohur Armando Babani ndau me pjesëmarrësit disa teknika që tregojnë më mirë vlerat e këtyre siteve.
“Të apasionuarit pas fotografisë u ndalën këtë fundjavë në Kullën Veneciane në Durrës dhe Kishën e Shën Ndoit në Kepin e Rodonit për të shkrepur fotot e tyre më të mira si pjesë e konkursit “Snap the Site”.
Fotografi i njohur, Armando Babani, ndau me pjesëmarrësit disa teknika që tregojnë më mirë vlerat e këtyre siteve, të rehabilituara rishtazi falë mbështetjes së BE-së përmes programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS”, shkruan Gonxhja./ata