Presidenti i Republikës Bajram Begaj u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë.
Në një njoftim për mediet, zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Kreu i Shtetit Begaj, gjatë vititës së tij në Kosovë, do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë gjithashtu ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës./ata