Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jörn Rohde.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike dhe sigurisë në vend, si dhe zhvillimet e fundit mbi Procesin e Berlinit.

Osmani dhe Rohde diskutuan edhe tema të tjera mbi thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

/KosovaPress/