Dhërmiu, i cilësuar si parajsë tropikale tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Dhërmiu duke ftuar turistët ta vizitojnë atë.

Dhërmiu fshati i vogël bregdetar arrihet nga një rrugë piktoreske. Duke qenë se vija bregdetare është e pacënuar, vizitorët mund të shijojnë pamje befasuese të detit nga plazhi i Dhërmiut.

Gjatë muajit qershor në Dhërmi u organizua Kala Festival, një festival muzike, por edhe  një festë e kulturës, diversitetit dhe frymës së bashkimit, ngrohtësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar./ata