Kur kryeministri holandez në largim Mark Rutte të transferohet në zyrën e tij si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s, ai nuk do të ketë shumë kohë për një muaj mjalti, raporton Politico në një analizë, duke theksuar sfidat me të cilat do të përballet politikani holandez.

Fushata e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm përfundoi të enjten kur ai siguroi mbështetjen e të 32 aleatëve të NATO-s, me Rumaninë, presidenti i së cilës Klaus Iohannis gjithashtu kandidonte për këtë post, duke hedhur gjithashtu votën pro. Kreu aktual, Jens Stoltenberg, do të largohet më 1 tetor.

Rutte, i cili ka udhëhequr ekonominë e pestë më të madhe të BE-së për 14 vjet, vlerësohet gjerësisht si një “ndërtues konsensusi” efektiv, duke treguar gjithashtu vendosmëri në mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë përpjekjet e fundit holandeze për të trajnuar pilotët ukrainas për të fluturuar F-16.

Por edhe për një politikan me përvojë, kapitulli tjetër i karrierës politike të Rutte do të jetë mosshëtitja në park. Një ndër çështjet kryesore të vështira me të cilat do të duhet të përballet, do jetë rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në Presidencën amerikane

Katër javë pasi Rutte fillon punën e tij të re, amerikanët shkojnë në votime dhe mund të rizgjedhin Donald Trump, një skeptik i NATO-s. /tesheshi.com/