Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Fatos Lami” në Zall-Mner, Kamzë është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle.

“Shkolla “Fatos Lami”, një tjetër vatër arsimore që po rilind në Kamzë për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj”, u shpreh Rama.

Pas pajisjes me bazën materiale në klasa dhe laboratorë, kjo shkollë do të ofrojë mësim me standardet më të larta për nxënësit dhe mësuesit. Shkolla do të ketë sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar. Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të investojë në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësuesit./ata