Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi në Luksemburg, një takim me Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Ministri Hasani tha se, gjatë takimit, palët diskutuan përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grupkapitujve themelorë të negociatave.

Hasani theksoi se zgjerimi i BE-së është me rëndësi për stabilitetin dhe në dobi për të gjitha palët.

“Zgjerimi ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian ashtu sikurse edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

 

Qëndrimi njëditor në Luksemburg u mbyll me audiencën e Dukës së Madh, Henri.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë dje në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.

Gjatë takimit, ministri Hasani rikonfirmoi edhe një herë, përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian./ata