Komisioni për Sigurinë Kombëtare në cilësinë e komisionit përgjegjës mori sot në shqyrtim disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.
I ftuar për prezantimin e projektligjit ishte Enkelejdi Joti, zëvendësministër i Mbrojtjes, i cili sqaroi se ndryshimet e propozuara synojnë zgjidhjen e disa problematikave të hasura në zbatimin e legjislacionit aktual, përmirësimin e veprimtarisë së kësaj agjencie dhe qartësimin e veprimtarisë informative bazuar në legjislacion të qartë dhe të harmonizuar me legjislacionin kombëtar, etj.
Në cilësinë e relatorit, Denis Deliu bëri një përmbledhje të qëllimit dhe risive të projektligjit, si dhe theksoi që ndryshimet do të ndikojë pozitivisht në përmbushjen e funksioneve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë./ata