Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka njoftuar sot, gjatë zhvillimit të seancës plenare, përfundimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

“Ju njoftoj me shkresën 3793 datë 9.10.2024 deputeti Jurgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandati i deputetit. Në bazë të shkronjës b të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Shqipërisë ju njoftoj mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit dhe kolegut tonë për shkak të dorëheqjes. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164 pika 1 të ligjit 1019 datë 29.12.2008, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor që të të njoftojnë KQZ për krijimin e vakancës”, përfundon Spiropali.

ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Ҫyrbja, konfirmoi lënien e mandatit duke thënë se e ka dorëzuar “për arsye shëndetësore”.

“Ashtu e kam një gjendje shëndetësore që duhet të kurohem”, u shpreh ai./ata