Shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru Qendër në bashkinë e Kamzës është rindërtuar nga themelet, për t’i shërbyer 1500 nxënësve dhe mësuesve, falë Programit të Rindërtimit të qeverisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga ambientet e brendshme të kësaj shkolle e rindërtuar me standardet më të mira për mësimdhënie.
Kryeministri garantoi se 100 shkolla në të gjithë vendin do të përfundojnë këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive.
Në bashkinë e Kamzës janë ndërtuar mbi 22 objekte arsimore në kuadër të Programit të Rindërtimit./ata