Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i bën apel subjekteve farmaceutike dhe profesionistëve të shëndetit që në rast se hasin mungesa të barnave në treg mund ta raportojnë atë në faqen zyrtare të saj.
Në njoftimin për shtyp të AKBPM-së theksohet se “njoftohen të gjitha subjektet farmaceutike dhe profesionistët e shëndetit që tashmë në faqen tonë web, keni mundësinë të raportoni mungesat e barnave në treg”.
Sipas AKBPM, Ky është një hap për të siguruar që mungesat e barnave të adresohen me prioritet.
“Ndihmoni në identifikimin e mungesave për të garantuar që çdo nevojë shëndetësore të adresohet në kohë dhe me efikasitet”, tha AKBPM.
Në faqen e AKBPM ndodhet e shpjeguar edhe mënyra e raportimit për mungesën e barnave./ata