Një Francë, tashmë e kualifikuar për 1/16 e finaleve të Euro2024, barazoi sonte me Poloninë 1-1.

Blutë, të cilët shënuan golin e tyre të parë në këtë kompeticion me një penallti nga Kylian Mbappe (55′), që u rikthye në fushë pasi theu hundën, gjithashtu pësuan gol nga polakët po me penallti, e shënuar nga Robert Lewandowski (79′).

Franca përfundoi në vendin e dytë në Grupin D, pas Austrisë, e cila fitoi kundër Holandës me rezultatin 3-2./ata