Një 37 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

 

Gjithashtu E. K., ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

 

Po ashtu një 24 vjeçar është arrestuar në Tiranë. I. I., u vu në pranga pasi ka vjedhur një pompë uji dhe kabllo elektrike, në një pallat.

 

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 27 vjeç, A. K., pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

 

Për sa i përket aksidentit ditën e djeshme ku u përfshinë gjashtë persona, 23 vjeçari kosovar K. R., është arrestuar pasi për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. 25 vjeçari është në ndjekje penale ndërsa të dëmtuar kanë mbetur K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

“Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin I. I., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një pompë uji dhe kabllo elektrike, në një pallat. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.  Më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 35 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.