Deputeti, Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës për bashkëpunim të bërë dje nga Enkelejd Alibeaj për grupimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Paloka është shprehur se ftesa e Alibeajt drejtuar kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.
Më tej, Paloka ka deklaruar se Alibeaj nuk i njihte Primaret ndërsa e quajti hipokrizi ftesën e tij për bashkëpunim.
“Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojë. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera”-tha Paloka.