Në  Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë po zhvillohet sot seanca dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin për trajtimin e veçantë të  studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë.

 

Në mbledhje është e pranishme zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole si dhe janë të ftuar studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

 

Dea Guri studente në vitin e 5 Mjekësi e Përgjithshme tha në fjalën e saj se “studentëve nuk iu është paraqitur në asnjë moment një draft i këtij projektligji. Ne kishim bërë një kërkesë zyrtare drejtuar rektorit e ministrive për këtë projektligj me firmat e përfaqësuesve . Kërkesa nuk kishte përgjigje, përgjigja që morëm me fjalë ishte se nuk kemi ende një draft, por jemi në kuadër propozimesh. Për punë ditësh studentët u organizuan edhe protesta. Më pas në 5 korrik 2023 ne përballemi me një vendim qeverie që tani nuk kemi me 3 vite pune të detyruar, por ata që hyjnë në mjekësi janë të detyruar të punojnë 5 vite”.

 

“Pse po behet kjo me studentët e mjekësisë , pse kjo mungesë transparence pse duhet kaluar me procedurë të përshpejtuar”, tha Guri.

 

Ndërsa studenti Eliot Sulçe duke iu drejtuar deputetëve në komision u shpreh se “vetëm nga maturantët e këtij viti  1/3 kanë aplikuar për të ikur jashtë vendit. Kjo është pasojë e politikave që ju po propozoni.  e maturanteve në gjithë Shqipërinë do të ikin jashtë. Ju ftoj të mendoni për zgjidhje eficente, të cilat motivojnë dhe stimulojnë të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe jo thjesht t’i detyroni”.

 

Sipas tij, ky pr/ligj cënon të drejtat dhe liritë themelore që siguron Kushtetuta.

 

“Me anë të këtij pr/ligji privohet i studimi  nga arsimi pothuajse falas me kosto të universitetit shtetëror po i vendosi përballë një zgjedhje që nuk është zgjidhje për ta. Mjekësia nuk mund të jetë një degë për elitën dhe për atë pjesë që ka mundësi ta përballojë. Mjekësia nuk mund të jetë një degë për elitën dhe për atë pjesë që ka mundësi ta përballojë”, tha Sulçe.

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se “kjo është e ardhmja e të rinjve ndaj duhet të bëhemi bashkë një herë të vetme tërhiqeni pr/ligjin dhe hajde ulemi. Do të japim kontributin tonë të bëjmë një projektligj që t’u shërbejë të rinjve, studentëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Të hapet konsultimi real me studentët dhe të gjitha palët e tjera të interesit”./ATSH