Ministri i Mbrojtjes i Kenias, Aden Duale, në mbrëmje ka vendosur ushtrinë për t’u marrë me një “emergjencë të sigurisë” pasi demonstratat e dhunshme kundër rritjes së taksave morën 10 jetë në kryeqytetin Nairobi.

Të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë ditës kur policia hapi zjarr ndaj qindra protestuesve që sulmuan kompleksin e parlamentit në Nairobi për të protestuar kundër rritjes së fundit të taksave.

“Kjo është në përgjigje të emergjencës së sigurisë të shkaktuar nga protestat e vazhdueshme të dhunshme në pjesë të ndryshme të vendit”, tha Duale.

Mijëra të rinj sulmuan parlamentin në kryeqytetin kenian, duke çuar në arratisjen e ligjvënësve nga frika. Makinat e policisë u dogjën, ndërsa dyqanet dhe bizneset u plaçkitën dhe u vandalizuan.

Helikopterët u panë gjithashtu duke fluturuar rreth kryeqytetit Nairobi.

Në qytete të ndryshme, përfshirë Nairobi, Eldoret dhe Kisumu, pronarët e dyqaneve raportuan humbje të konsiderueshme pasi grabitësit thyen xhamat, vodhën mallra dhe vandalizuan pronat në mes të kaosit.

Ndërkohë, lideri i opozitës keniane, Raila Odinga, i ka kërkuar qeverisë të ndalojë vrasjen e "fëmijëve" kenianë dhe të tërheqë Projektligjin e Financave 2024./aa