Nuk prodhoi fitues sfida mes Ukrainës dhe Belgjikës, e vlefshme për Grupin E, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Ky barazim, është si fitore për belgët, që sigurojnë kalimin e grupit, nga vendi i dytë me 4 pikë.

Ndërkohë Ukraina e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë dhe eliminohet nga Europiani.

Sa i përket ndeshjes, pavarësisht rasteve të shumta për shënim, asnjëra nga kombëtaret nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.

Pjesa e parë foli më shumë për Belgjikën, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.

Ukraina iu afrua golit të fitores, por Casteels mbajti portën e paprekur, për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij./Tema