Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka vazhduar takimet në Uzbekistan pas përfundimit të një vizite në Turkmenistan.

Güler u prit nga homologu i tij uzbek, Bahodir Kurbanov, në një ceremoni ushtarake në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tashkent.

Pas ceremonisë së pritjes, të dy ministrat kryesuan një takim në nivel delegacionesh dhe diskutuan çështjet dypalëshe lidhur me mbrojtjen, sigurinë dhe industrinë e mbrojtjes.

Dje, Güler u takua me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev./aa