Ushtarët izraelitë arrestuan 28 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet Jenin të Bregut Perëndimor, Nablus, Bethlehem, Ramallah dhe në Kuds.

Thuhet se 28 palestinezë të tjerë, përfshirë ish të arrestuar, u arrestuan gjatë bastisjeve në fjalë. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 9.430.

Ushtarët izraelitë përdorën dhunë kundër palestinezëve dhe familjeve të tyre që ata mbajtën gjatë bastisjeve, dëmtuan shtëpitë e tyre dhe hapën zjarr direkt. Izraeli në mënyrë sistematike i ka nënshtruar palestinezët ndaj ndëshkimeve kolektive përmes "sulmeve gjithëpërfshirëse" në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor. Raportohet se 553 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori./aa