Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me ”Austrian Grand Prix” e cila është gara e 11-të e sezonit.

Gara me 71 xhiro do të zhvillohet në pistën ”Red Bull Ring” me një gjatësi prej 4,3 kilometrash në qytetin Spielberg.

Xhirot e sprintit kualifikues do të mbahen nesër në orën 16:30 ndërsa gara e sprintit të shtunën në orën 12:00 dhe të dielën më 23 qershor gara në orën 15:00.

Deri më tani piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar 7 gara ndërsa pilotët Carlos Sainz dhe Charles Leclerc nga ekipi i Ferrarit si dhe Lando Norris nga McLaren kanë nga një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 219 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 150

3. Charles Leclerc (Monako): 148

4. Carlos Sainz (Spanjë): 116

5. Sergio Perez (Meksikë): 111

– Ekipet

1. Red Bull: 330

2. Ferrari: 270

3. McLaren: 237

4. Mercedes: 151

5. Aston Martin: 58

/ata