Ekipi olimpik shqiptar dhe katër ekipe tjera, si Cabo Verde, Republika Domenikane, Saint Lucia dhe Ekipi i Refugjatëve, siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Eurosport ka publikuar një foto, ku rendit edhe Shqipërinë me dy mundësit tanë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën rezultate historike duke sjellë në Tiranë dy medalje të bronxta.
“Skuadrat që siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Paris 2024”, shkruan Eurosport në rrjetet sociale./ata