Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në cilësinë e Presidentit të B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.
Veliaj do të pritet nga kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović.
Gjatë vizitës, ai do të takohet edhe me ministrin e Transporteve, Edin Forto.
Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në samitin prestigjioz “Klosters Forum” i mbajtur në Davos të Zvicrës, ku ndau me të pranishmit historinë e transformimit të Tiranës./ata