Arrestohet në flagrancë 47-vjeçari, pasi shpërndante lëndë narkotike në Tiranë.
Artur Zhuleku 47 vjeç, banues në kryeqytet është arrestuar ditën e sotme nga Policia, falë operacionit policor të koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.
Gjatë arrestimit të tij në rrugën “Bill Klinton” i është sekuestruar një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.