Duke filluar nga viti 1990 popullsia e Shqipërisë filloi të njihte rënie të konsiderueshme, e cila erdhi si pasojë e emigracionit masiv. Ky fenomen vazhdoi të mbetet veprues përgjatë 3 dekadave.
Në 1 prill 2001, numri i popullsisë në Shqipëria ishte 3 069 275 banorë. Numri i ekonomive familjare arriti në 726.895. Shqipëria numëronte 49.9% meshkuj dhe 50.1% femra.
Më 1 tetor 2011 popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë. Vihet re një rënie në numrin e popullsisë me 247 298 banore në krahasim me Censusin e vitit 2001. Numri i NjEF-ve në Censusin 2011 është 722 262.
Më 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
Numri i popullsisë banuese rezulton me rënie prej 420 mijë banorësh, krahasuar me censin e 2011-ës./ata