Kuvendi miratoi sot 3 pr/rezoluta dhe 2 pr/ligje, si dhe nuk arriti të miratojë listat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së nga radhët e avokatëve.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 14 kundër pr/rezolutën për vlerësimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2023.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 abstenim dhe 14 kundër pr/rezolutën për vlerësimin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), për vitin 2023.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 14 kundër pr/rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së ERE-s gjatë vitit 2023.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 15 kundër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Kuvendi miratoi me 87 vota pro dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, për kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri”.

Kuvendi rrëzoi me 68 vota kundër, 2 abstenime dhe 16 pro projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45, datë 28.4.2016 “Për vullnetarizmin””.

Kuvendi nuk miratoi sot listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve, pasi nuk mori votat e kërkuara. Lista mori 61 vota pro, 10 abstenim dhe 2 kundër.

Kuvendi nuk miratoi sot listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, pasi nuk mori votat e kërkuara.

Lista mori 62 vota pro, 4 abstenim dhe 4 kundër.

Procedura për të dy listat do të përsëriten në nënkomisionin përkatës./ata