Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ishte i ftuari i takimit të katërt të “IDM Morning Briefing”, një forum komunikimi i organizuar nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, që synon nxitjen e një diskutimi të hapur me titullarë institucionesh, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, të medias, akademikë e shkollarë etj., mbi çështje të interesit publik e institucional.
Takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë i shërbeu nxitjes së një diskutimi bazuar në evidenca, mbi cilësinë e Drejtësisë në përgjithësi, e me përfundimin e procesit të vetting-ut, sfidat e ILD, si institucioni përgjegjës për shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, menaxhimin e ankesave, nismën parlamentare për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, çështje të pavarësisë e ndarjes së pushteteve, si dhe perspektivat për të ardhmen në kontekstin aktual të reformës në drejtësi në Shqipëri.
Diskutimet u fokusuan edhe në trajtimin e problematikave aktuale të sistemit, rëndësinë jetike të bashkëpunimit mes institucioneve, për të arritur objektivin kryesor për të cilin u konceptua Reforma në Drejtësi, një sistem drejtësie i pavarur nga çdo lloj ndikimi dhe efektiv për të gjithë qytetarët./ata