Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale kartën e re të anëtarësimit në Partinë Socialiste.

Rama teksa fton qytetarët të bëhen pjesë e PS-së, me qëllim ripërtëritjen e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe.

Gjatë një takim të dielën me strukturat e PS në Balldren, Lezhë, Rama deklaroi se Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.

“Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë”, është shprehur Rama./ata