Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua me dy detektivët e Policisë së Nju-Jorkut (NYPD), Jacqueline Marku dhe Mikeljan Agolli.

Balla theksoi se, në Policinë e Nju-Jorkut japin kontributin e tyre rreth 400 oficerë me origjinë shqiptare.

Mikeljani u shpreh se, ka 14 vite që punon në policinë e Nju-Jorkut.

I pyetur nga Balla se si vendosi të bëhej polic, Mikeljani tha se, “kam qenë në universitet dhe një profesor më tha që kemi bërë një flotë në Akademinë e Nju-Jorkut dhe pasi vizituam Akademinë vendosa të bëhesha polic”.

“Familja është e kënaqur shumë, kanë merak për mua. Kam akoma shtëpinë në Pogradec”, tha ai.

Ndërsa Jacqueline u shpreh se ka 17 vite në polici dhe është nga Kosova.

“Unë ju uroj punë të mbarë. Jam shumë krenarë që këtu në Nju-Jork kemi më shumë se 400 punonjës policie shqiptarë, që punojnë në kuadrin e 35 mijë forcave policie që ka Nju-Jorku”, tha Balla./ata